TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesi i ‘Lëvizja Bashkë’, Arlind Qori, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN Tv, se partia që ai drejton do të marrë shumë vota në të gjithë Shqipërinë, dhe se votat e tij do të numërohen të gjitha. Por analistët Andi Bushati dhe Andi Tela u shprehën se kjno është e parëndësihme, sepse qeverisë do t’i blejë votat.
Pjesë nga biseda
Arlind Qori: Unë kam hyrë në zgjedhjet e kaluara në Tiranë dhe të gjihë më thoni se do të marr 200 vota dhe shkruam te 14 mijë vota, pavarësisht gjithë pengesave. Edi Rama do t’i vjedhë votat tona vetëm nëse shtin me armë, por nëse ndodh kjo nuk kam përgjigje.
Nëse nuk shtie me armë, “Lëvizja Bashkë” atë që kemi bërë në Tiranë do ta bëjmë në të gjithë Shqipërinë. Aq vota sa do të marrim. Unë mendoj se do të marrim shumë. Se çfarë do të bëjnë partitë e tjera, a do t’u shiten vëzhguesit, nuk di ta them. Ne vetëm vëzhgues kemi. Çdo votë për ne në kuti ka për t’u numëruar një më një. Kjo është e padiskutueshme.
Andi Bushati: Kjo është e fare e parëndësishme.
Arlind Qori: Nuk është e parëndësishme nëse ne arrijmë t’i frymëzojmë njerëzit.
Andi Tela: Të blihet vota para se të numërohet.
Arlind Qori: E di edhe këtë. Kanë një përgjegjësi edhe partitë opozitare, si “Lëvizja Bashkë” që nuk u kanë dhënë aq shumë shpresë njerëzve që të refuzojnë 50 eurot. Faj ka ai që ta blen votën votën, por faj ke edhe ti që nuk arin t’i bindësh njerëzit. Një pjesë të fajit e ke edhe ti se nuk të jep 10 mijë euro.