TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E ngarkaura me punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani, ku vlerësoi arritjet e SPAK.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e konsideroi deklaratën e ambasadës së SHBA-ve pas takimit, si një "deklaratë karagjoze".
"Kjo deklarata është karagjoze. Këta na caktuan se kë duhet të kemi heronjtë për fëmijët. Nuk i caktoi heronjtë e fëmijëve të Trump, por ju si dele shqiptarë këta duhet të keni heronj për fëmijët tuaj. Këta karagjoz ti komentoj unë?"
Deklarata e ambasadës së SHBA:
"E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Zj. VanHorn dhe Z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një element kyç i procesit të integrimit në BE."