TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria indeksoi pensionet vetëm 4.1%, çka u konsiderua qesharake.
Arlind Qori, kreu i Lëvizja Bashkë, deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se partia që ai drejton do të udhëheqë një protestë me pensionistët për këtë që ka ndodhur.
"Rama u ngriti pritshmëritë pensionistëve dhe pastaj ua indeksio 4.1%. Pensionistët janë shumë të acaruar. Por po i çove pensionistët në zgjidhjen mes Ramës dhe Berishës, do thonë e kishim më keq me Berishën.
Të mërkurën do të thërrasim protestë me pensionistët, do të shkojmë hajde të bëjmë një gjë që nuk është bërë, pensionistët të protestojnë për pensionet e tyre. Ata e godasin më fort pushtetin.
Nuk e ke idenë sa policë më shkruajnë mua, më thonë edhe atë ushqimin që merrnim, tani na e japin kartë që ta blejmë te supermarketet e Samir Manes.
Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë hallin si të shpëtojmë nga ky qorsokak. Rama rrëzohet kur binden këto të pakënaqur", tha Qori.