AKTUALITET, 18 Tetor 2024, 09:37

E shkuara kriminale e 47-vjeçarit me dy emra që dhunoi për vdekje të moshuarin: U dënua për tentativë vrasjeje dhe u hetua nga OFL për pasurinë

E shkuara kriminale e 47-vjeçarit me dy emra që dhunoi për

Është zbuluar e shkuara kriminale e 47-vjeçarit Ilir (Ledjan) Nukaj, i cili dyshohet se dhunoi për vdekje Namik Rustemin, pasi refuzoi t’i jepte birra.

Ngjarja ndodhi më 13 Tetor në Povelçë të Fierit, ku Ilir Nukaj goditi me grushte në kokë 80-vjeçarin, si edhe bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R..

Namik Rustemi qëndroi për 5 ditë në itubim në spitalin e Fierit, por nuk arriti që të mbijetojë.

E shkuara e autorit

Ilir (Ledjan) Nukaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi më parë ka qenë i dënuar me 10 vite burg për “tentativë vrasjeje me paramendim” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012.

Më datë 2 qershor të atij viti, rreth orës 01:00, Ilir Nukaj ka shkuar për të vjedhur në lokalin e shtetasit Helio Çela, i cili ndodhej ngjitur me banesën e tij.


Kur Nukaj ka thyer xhamin e derës së lokalit, Helio Çela ka dëgjuar zhurmë dhe ka dalë në oborr. Më pas ka shkuar për të kontrolluar së bashku me të atin Ferrik Çela dhe ka gjetur të fshehur në kanalin pranë lokalit Ilir Nukajn.