TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andi Bushati thotë se opozita nuk mund të bëjë asgjë, përveç aksioneve që ka nisur dhe që i quan "mosbindje civile".
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati tha se opozita e di rezultatin final në sistemin autokratik që ka ndërtuar Edi Rama dhe se e vetmja gjë që i mbetet është të "lëshojë disa shkelma"
"Kemi thënë, gabimet, i mori Rama të gjtiha se latë Parlamentin. U kthyen të shkretët dhe thanë po bëjmë jetë parlamentare. Kërkuan interpelancë, nuk dua thotë Rama. Kërkojnë mocion, nuk dua thotë ai, ik nuk bëni. Ore po 1/5 mund të çojnë Olta Xhackën në GJK, jo thotë, ikni non grata. Ore sikur të bëjmë një komision hetimor, ç’është ky charter i Erdogan që udhëton Rama, jo thotë ai nuk bëhet.
Ne merremi shpesh, hyri policia, mori revolen, ankohet edhe opozita. Këto në fakt janë vetëm shfaqjet e një dhune të institucionalizuar. Këto që përmenda unë, këto janë dhuna reale, e cila sjell pastaj këto efekte. Nuk është dhunë polici që ndoshta i drejtoi revolen. Në këtë vend opozita nuk njihet. Fiton zgjedhjet në Himarë, të fusin SPAk të heqin. 7 bashki fitoi PD, dy ja morën. Kush është në burg, këta që fituan bashkitë, Salianji që ishte i deleguari në Kavajë dhe Beleri që fitoi Himarën.
Tani duan të vjedhin dhe pa i thënë njeri që janë hajdutë. Ka mundësi të mbyllni dhe gojën që të vjedhim pa zhurmë. Ata të shkretët, djegin xhaketat atje, se vetëm kjo i ka ngelur.
Kjo opozita është, të vjen një bandë në shtëpi dhe thonë do të përdhunojmë gruan dhe vajzën, do të luftosh apo do i thuash bujrum? Kjo opozitë gjuan disa shkelma, se në fund do e përdhunojnë", tha Bushati.