AKTUALITET, 17 Tetor 2024, 23:32

“Në SPAK ka ose bashkëpunëtorë të diktaturës, ose kamikazë”, Bushati debaton ashpër me Lalën për reformën në drejtësi

“Në SPAK ka ose bashkëpunëtorë të

Analisti Andi Bushati debatoi ashpër me gazetaren Klodiana Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv për reformën në drejtësi dhe veçanërisht SPAK-un!

Pjesë nga debati

Klodiana Lala: Je pak kontradiktor Bushat se nga njëra anë thua të hetohet shitblerja e votës dhe nga ana tjetër...

Andi Bushati: Po gjetën 8 vota te Beleri! 

Klodiana Lala: Po ç’rëndësi ka qoftë edhe një votë.

Andi Bushati: Po ato të Dibrës nuk i shohin ata, që doli e gjithë qeveria që vidhte vota. Po lëre tani, Klod.

Klodiana Lala: Ore Bushat, duhet të jesh koherent, more burrë.

Andi Bushati: Nuk jam ë? Heronjtë e fëmijëve tanë.

Klodiana Lala: Mua mos ma thuaj atë çështje se e kam ndjekur më shumë se të gjithë, që kur kam sjellë përgjimet e para te Ylli Rakipi.

Andi Bushati: Po ai i Elbasanit që denoncove ti dhe u gradua në SPAK, heroi i fëmijëve tanë që tha se s’ka prova për krim?

Klodiana Lala: Çështja e 339 dhe 184 u nxitua të mbyllej dhe të paketohej përpara se të ishej SPAk dhe e di kush kanë mbetur në SPAK? Vetëm ata komisionerët e vdekur. Pra ishin çështje të vdekura kur u krijua SPAK-u. Bie dakord me ty që brenda SPAK-ut ka persona problematikë.

Andi Bushati: Ndahen në dy grupe; o bashkëpunëtorë të diktaturës, o të tredhur nga diktatura. Kjo është diferenca mes spakistëve. Bashkëpunëtorët janë tredhur, të tjerët janë kamikazë.

Klodiana Lala: Këta kamikazë hajde t’i verifikojmë si gazetarë dhe t’i analizojmë.

Andi Bushati: Ti e di çfarë është bërë me atë që kishte tre mbiemra. Na dha gjë?

Klodiana Lala: Duhet ta sjellë Greqia. Se siç shkonte Beleri dhe denonconte atje për vrasësit e një oficeri policie, mund të shkojë si eurodeputet dhe të pyesë për letërporositë.

Andi Bushati: Beleri e ka fajin, maskara. Dakord, mo dakord.

Klodiana Lala: Lëri këto se nuk të shkojnë me mua.

Andi Bushati: Ti ke bërë pyetje?

Klodiana Lala: Po kam pyetur, është vonuar letërporosia. Kur ajo vjen dhe fakti del i vërtetë, unë do ta raportoj dhe do të kërkoj që zonja të mos jetë në detyrë dhe do të jetë njollë turpi për drejtësinë nëse kjo është e vërtetë. Ti ke një tezë se si mund të dilet nga kjo situatë?

Andi Bushati: Duke përmbysur komplet reformën në drejtësi, se e kemi bërë mbrapsht, e kemi bërë me keq se ç’ishte.

Klodiana Lala: Po hajde ta kthejmë.

Andi Bushati: Dhe bie plotësisht dakord me ty. Po ndenjëm duke pritur se çdo të thotë Strasburgu dhe Gjykata e Lartë. Ore lëre SPAK-un. Shihni ç’kanë bërë me Gjykatën Kushtetuese, e shkatërruan gjykatën që i kthente ligjet Berishës dhe Ramës e bënë një gjykatë që i fshin këpucët Ramës. Kjo është reforma në drejtësi që kemi bërë. Nëse themi se kemi shpresa, thjesht gënjejmë me ndërgjegje të plotë publikun.