AKTUALITET, 6 Qershor 2024, 10:11

Petrit Vasili për deklaratën e Ramës dje në Shëngjin: Toka e këtij vendi është mbrojtur me gjak!

Petrit Vasili për deklaratën e Ramës dje në Shëngjin:

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama ku tha se do të fliste italisht në konferencën e mbajtur nga Shëngjini me kryeministren italiane Georgia Meloni.

Vasili në një postim në rrjetet sociale u shpreh se toka shqiptare është mbrojtur me gjak dhe nuk mund të shitet.

Postimi i plotë:

Te tijen e ka token e Shqiperise, qe e fal ky palaçua pa atdhe Rama?

Shikoni kete palaçon Edi Ramen qe thote ne Gjadër te Lezhes se: “do flas italisht me qe ketu eshte toke italiane”.

Token e kujt fal ky palaço, token e sëmës apo toke e te jatit.

Po pse Gjadri i Lezhes eshte Itali mor palaço?

Ne Lezhe afer 600 vjet me pare u mblodh gjithe Shqiperia, qe lidhi bese dhe u perball me Perandorine Otomane per te ruajtur trojet shqiptare dhe ja doli.

Shqiperine ky palaço e di token e tij private, qe e shet si te doje, boll per te blere ca perkrahje per surratin e tij mafioz.

Toka e ketij vendi eshte mbrojtur me gjak ne mijra vjet dhe s’ka palaco Ramë qe e shet.