TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Publikohet momenti i aksidentit të rëndë mesditën e sotme në Berat.
Një drejtues motori ka përplasur një turiste nga Nepali, e cila siç shihet edhe nga pamjet i ka ndërprerë rrugën në mënyrë të papritur.
Të dy të lënduarit, si drejtuesi 20-vjeçar dhe turistja 33-vjeçare janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat për ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ata po mbahen nën kujdesin e mjekëve pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.