AKTUALITET, 5 Qershor 2024, 22:44

Çfarë mendon Shkëlzen Berisha për përfshirjen tuaj në politikë? Argita Malltezi: Ai më ka shtyrë drejt kësaj

Çfarë mendon Shkëlzen Berisha për përfshirjen tuaj

Vajza e kreut të PD-së, Sali Berisha, Argita Malltezi ka folur mbrëmjen e sotme mbi zhvillimet e fundit politike në vend, teksa ju është përgjigjur të gjitha pikëpyetjeve për përfshirjen e saj në politikë. 

E ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, e pyetur se çfarë mendon Shkëlzen Berisha për përfshirjen e motrës së tij në politikë, Argita Malltezi Berisha deklaroi se ai është shtysa më e madhe në këtë rrugë.

Xhafo: Çfarë mendimi ka Shkëlzen Berisha për një aktivizim tuajin politik, a është ai dakord?

Malltezi: Pyetje që nuk ma ka bërë kush tjetër. Shkëlzen Berisha është njeriu që më ka shtyrë gjithmonë për këtë gjë.