AKTUALITET, 5 Janar 2022, 14:19

Video/ Plas në PD! Demokrati: Te shtëpia ime nuk mbyllen dyert, Basha tradhtar!

Video/ Plas në PD! Demokrati: Te shtëpia ime nuk mbyllen dyert, Basha

Një incident ka ndodhur pas deklaratës së sekretarit të Partisë Demokratike Gazment Bardhit. Një qytetar ka shpërthyer në britma duke thënë se në shtëpinë e tij nuk mbyllen dyert.

‘Te shtëpia ime nuk mbyllen dyert. Të lutem kush je ti. Basha dhe Gaz Bardhi tradhtar. Mbani Edi Ramën në pushtet.’ -thotë një mbështetës i Partisë Demokratike i irrituar për faktin se në selinë e PD-së janë mbyllur dyert.

Truproja e Gazment Bardhit i qëndron pranë duke i kërkuar që të qetësohet. I moshuari e pyet disa herë se kush ishte ai.