AKTUALITET, 5 Janar 2022, 13:47

Gaz Bardhi: Po kryejmë punime në seli, mund të hyni me leje nga administrata! Sali Berisha ndihmon Edi Ramën...

Gaz Bardhi: Po kryejmë punime në seli, mund të hyni me leje nga

Gazment Bardhi, e ka justifikuar kyçjen ekstreme të selisë së Partisë Demokratike, ku nuk mund të hyjë askush pa lejen e Lulzim Bashës, duke thënë se godina po rikonstruktohet. 

Bardhi tha se në seli po kryhen punime dhe se deputetët mund të hyjnë, por duke lajmëruar administratën e partisë, pra shkurt me leje nga Lulzim Basha. 

"Në godinën e PD po kryhen punime. Është fakt publik. Nuk ka nevojë të trokitet në dyert e partisë, për ta provuar.  

Dyert e partisë nuk do të qëndrojnë të mbyllura. Ju do të mund të hyni (media) dhe do të shihni që në selinë e PD, por shtohen ambientet e punës.

Koha e llafeve (fjalëve) ka mbaruar. Disa që kishin vetëm llafe (fjalë), e kanë zgjedhur rrugën e tyre, kanë betejën për karrike.

Institucionet e partisë janë në betejë me regjimin e Ramës.

Gjuha e dhunës nuk u shërben demokratëve, është gjuhë dhe akte që i shërbejne forcimit të regjimit të Edi Ramës.

Aktet e dhunës janë e vetmja formë që i kanë mbetur pakicës", tha Gazment Bardhi.