AKTUALITET, 30 Prill 2022, 08:59

TABELA/ Nga sot ndryshon lëvizja e makinave tek rrethrrotullimi i TEG-ut. Ja çfarë duhet të dini

TABELA/ Nga sot ndryshon lëvizja e makinave tek rrethrrotullimi i TEG-ut.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga e shtuna e 30 prillit, duke qenë se në rrethrrotullimin e nyjes së TEG-ut do të fillojnë punimet për nënkalimin e aksit kryesor, do ndryshojë dhe lëvizja e mjeteve.

Kështu, nga sot, datë 30.04.2022 trafiku i makinave do të spostohet në rampat anësore hyrëse dhe dalëse të rrethrrotullimit.

“Hyrja në TEG do të bëhet me një sens lëvizje, vetëm hyrje.

Dalja do të bëhet nga mbrapa TEG-ut në anën veriore.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve”, thekson ARRSH.

TABELA/ Nga sot ndryshon lëvizja e makinave tek rrethrrotullimi i TEG-ut.