TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kinema “Agimit” në Tiranë ku një urban i linjës së Unazës doli nga rruga duke përfunduar në Lanë.
Ai mori përpara edhe një automjet që përfundoi me rrota përpjetë në lumë.
Mësohet se janë pesë persona të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spital.
Mes tyre shoferi i autobusit Ergys Hysi si dhe dy pasagjerë. Nga sa mësohet ata nuk kanë pësuar dëmtime të rënda por janë traumatizuar si pasojë e ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë të dëmtuar kanë mbetur edhe persona që kanë qenë duke udhëtuar me automjetin tip “Benz” i cili vijon të jetë në Lanë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.


