AKTUALITET, 29 Prill 2022, 19:57

Atentati në Vlorë, reagon policia

Atentati në Vlorë, reagon policia

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për atentatin e ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.

“Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shtetasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” – njofton policia.