AKTUALITET, 29 Prill 2022, 20:37

Aksident i frikshëm në Tiranë, autobusi i Unazës përfundon në Lanë, poshtë tij një makinë

Aksident i frikshëm në Tiranë, autobusi i Unazës

Një autobus i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur me një makinë, për pasojë kanë përfunduar në mes të lumit të Lanës. Bashkë me të në Lanë ka rënë edhe një makinë.

Aksidenti i frikshëm ka ndodhur në orën 20:10 te kinema Agimi. Disa pasagjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa ende nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Të lënduarit e dërguar në spital kanë qenë në makinën që është përplasur me autobusin.

Aksident i frikshëm në Tiranë, autobusi i Unazës