TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbulohet shënjestra e atentatit në Vlorë pasditen e sotme. Shënjestër ka qenë djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliraj.
Makina tip “Mercedes ML”, e cila u dëmtua nga plumbat rezulton në emër të Astrit Aliraj, kryeplaku i fshatit Kaninë, por sipas burimeve makinën ia kishte lënë në përdorim të birit Juxhino Todi, 24 vjeç (mbiemër te ndërruar).
Gazetari Enrik Mehmeti duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor raporton se një person me (xhup të zi) e ka ndjekur me vrap Alirajn dhe në momentin që 24-vjeçari ka ndaluar ka shtënë disa herë në drejtim të makinës tip “ML”. Për fat të mirë 24-vjeçari ka mundur t’u shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap.
Ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe për kapjen e dy personave si atentatorit ashtu dhe 24-vjeçarit Juxhin Todi.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.