TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një reagim për video montazhin viral ku dukej sikur këshilltari amerikan Chris LaCivita bënte thirrje për të votuar kryeministrin Rama, ka ardhur edhe nga ky i fundit. Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjete sociale videon ku zëri i LaCivitës i ishte mbivendosur imazhit të deputetit socialist Vullnet Sinaj për shkak të ngjashmërisë së të dyve, dhe ku këshilltari amerikan kërkonte votën për PS.
Videon e ka shoqëruar me një buf, dhe me një deklaratë të zëdhënësit të fushatës së PD që akuzonte kryeministrin se qëndronte pas kësaj videoje, teksa ka shkruar me ironi: “Mos e humbni këtë...”
“Kam ardhur në Shqipëri pasi kam marrë pagesën nga Berisha dhe Mediu. Por ajo që po shoh këtu është një vend i zhvilluar. Kaq shumë turistë kudo. Mbi 10 milionë vetëm vitin e kaluar. Ekonomia po rritet dhe përmirësohet. Njerëzit e duan përparimin. Ndërsa kontrata ime është me Berishën, duhet të jem jem i drejtë kur them se do të votoja për Edi Ramën.”, thuhet në video montazhin e bërë viral në rrjet.
“Jam këtu përpara jush si zëdhënësi i fushatës së PD dhe Aleancës për Shqipërinë madhështore për t’iu komunikuar reagimin e strategut të fushatës së PD, Chris LaCivita mbi montazhet e videove dhe fotove që ka bërë kryeministri ku e krahasojnë atë me deputetin Vullnet Sinaj. Zoti LaCivita deklaron se video fake është deklaruar nga fake-u Edi Rama”, është fjala e zëdhënësit të fushatës së demokratëve që dëgjohet në video.
Kujtojmë që një ditë më parë konsulenti elektoral amerikan i Berishës reagoi për këtë video, duke thënë se është fabrikuar nga Rama.
“Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të shmangur debatin për 12 vitet e dështimeve të tij ekonomike para popullit shqiptar-sa i duhet të prodhojë-dhe të bëjë mbështetësit e tij të korruptuar të prodhojnë-imitime megjithë mend të dobëta të miat”, ka thënë LaCivita sipas PD.