AKTUALITET, 17 Prill 2025, 11:28

Rama: E-albania kurseu 25 mijë xhiro rreth tokës. Ata që jetojnë jashtë i marrin shërbimet pa shkuar më në radhë! U kursyen 57 mln euro

Rama: E-albania kurseu 25 mijë xhiro rreth tokës. Ata që

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një konferencë mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale në shërbimet publike. Rama theksoi arritjet e E-Albania në shërbimin ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Rama dha disa shifra që sipas tij ka kursyer portali e-albania, sa i përket radhëve të gjata dhe parave prej qytetarëve dhe bizneseve.

Rama shtoi se me e-albania ka përfituar edhe diaspora që i marrin shërbimet njësoj sikur të ishin këtu.

Rama: Ishte një mortje që e persekutonte Shqipërinë në çdo sportel. Nuk ekziston më. Kemi bërë një audit ndërkombëtar të platformës për të kuptuar se çfarë ka prodhuar ky transformim. 620 mln euro të kursyera për qytetarët dhe bizneset vetëm nga ky transformim, vetëm nga asgjësimi i radhës, kursimi i kohës, 1mld km rrugëtim vajtje-radhë për të marrë dokumente.

Ose se kjo më pëlqen, 25 mijë xhiro rreth tokës. Të gjithë këto përfshijnë edhe shërbimet për ato që jetojnë jashtë, kanë kursyer 57 mln euro. Ata që jetojnë jashtë i marrin njësoj shërbimet si ato brenda pa pasur nevojë për të shkuar në radhë, për të bërë pjesëmarrësin në ato skenat e tmerrshme në mes të vapës në verë dyndeshin njerëzit në sportele. Bëhej llahtarë, si refugjatë në kamp lufte. Ajo që është e rëndësishme, çfarë po bëjmë aktualisht.