TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike.
Në fjalën e tij, kryeministri tha se Shqipëria renditet si lider në rajon sa i përket dixhitalizimit të shërbimeve publike
“Është krenari sa herë që na jepet mundësia të qëndrojmë për një moment dhe të shohim rrugën që kemi bërë dhe që bëjmë vazhdimisht drejt një transformimi historik të bazuar te teknologjia.
Ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është e jashtëzakonshme, është kaq e vërtetë saqë Shqipëria konsiderohet si një vend lider në rajon s ai përket dixhitalizimit të shërbimeve publike dhe në çdo klasifikim evropian jemi mbi mesin e klasifikimit, çka duke pasur parasysh se në çfarë humnere e nisëm ngjitjen e bën më spektakolare këtë transformim”, tha Rama.