TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeninistri Edi Rama, në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” ku ishte e pranishme edhe diplomatja franceze në vendin tonë Catherine Suard, u shpreh se e ka ulur nivelin e falenderimeve ndaj ambasadorëve të uaj në Shqipëri.
Kreu i qeverisë shtoi se vetëm në vendin tonë falenderohen ambasadorët, teksa shtoi se ata bëjnë punën e shtetit të tyre.
Kryeminsitri theksoi se ambasadorëve “u krijojmë idera të çuditshme sikur çfarë janë”, deklaroi Rama.
“Po e mbyll me një falenderim për posaçëm për Katerinën, e cila është këtu, nuk kam qejf t’i falenderoj ambasadorët me thënë të drejtën, se vetëm këtu në Shqipëri falenderohen ambasadorët.
Unë e kam ulur shumë nivelin e falenderimeve por ndërkohë ata bëjnë detyrën për shtetin e tyre ne rrimë i falenderojmë sa herë që i shohim dhe iu krijojmë idera të çuditshme sikur çfarë janë”, tha Edi Rama.