TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga rubrika “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi i cili tha se kjo qeveri ka kryer investime vetëm në Jugun e Shqipërisë.
Rama i listoi komentuesit rrugët e investuara në veri, ndërsa tha se edhe në gjak është nga veriu dhe jugu.
“Një ndër veprat më të mëdha dhe më të vëshitrat është Rruga e Arbrit, kjo shkon në jug apo në veri. Rruga e Thethit, është në jug apo në veri. Rruga që shkon në Vermosh, është në jug apo në veri? Rruga e Lurës sipas teje në jug apo veri, unë them në veri si rruga e Kombit që u la rrugëve si të gjitha rrugët e tjera. Të gjitha këto rrugë janë ndërtuar nga kjo qeveri të gjitha. Më përfundimin e rrugës së Lurës preket dhe një destinacion turistik.
dhe të tjera projekte në veri. Hekurudha Durrës Gjakovë, shkon në jug apo në veri. Vetë Tropoja ishte një gropë e zezë, sot është një destinacion turistik. Shiko rrugën e Valbonës, e ka bërë kjo qeveri. Rruga e Komanit, po rruga e Dukagjinit.
A do të vazhdoj akoma, të mbaj një orë këtu. Këto dëngla mos mi tregoni mua se unë dhe në gjak jam nga veriu dhe jugu se kam pasur bekimin me një gjyshe shkodrane dhe të kem një gjysh me prejardhje nga Berati po lindur e rritur në Durrës dhe gjyshërit e tjerë te bregu por ardhur nga Mirdita, a do akoma? Gjej argument tjetër të lutem se dukesh goxha burrë dhe sikur nuk të shkon”-u shpreh Rama.
Rama: Ky komenton lidhur me infrastrukturën. Një ndër veprat më të mëdha, më e vështira rezultoi, por një nga më të konsiderueshëm nga pikëpamja financiare është rruga e Arbrit. Kjo shkon në jug apo në veri? Është në jug nëse marrim edhe Kosovën, dhe e konsiderojmë veri. Nëse i rrimë Shqipërisë për hartën zyrtare sot, është në veri, është në zemër, se në fakt Dibra është këtu në zemër. Rruga e Thethit është në jug apo veri, unë them në Shqipëri.
Rruga që shkon në Vermosh, në jug apo veri? Rruga e Lurës sipas teje? Në jug apo në veri? Patjetër që në veri është edhe rruga e Kombit, e cila u rra rrugëve si të gjitha rrugët e tjera. Në një stad më të avancuar, nuk e mohoj këtë, por tek e cila edhe sot vazhdon puna. Të gjitha janë të ndërtuara nga kjo qeveri, dhe me përfundimin e rrugës së Lurës preket një tjetër destinacion fantastik. Ka edhe të tjera projekte për infrastrukturën e veriut. Hekurudha Durrës-Shkodër-Gjakovë-Prishtinë shkon për në jug apo për veri? Po rruga Thumanë-Milot-Balldren-Muriqan në jug apo veri?
Do akoma se ka edhe shumë segmente të tjera që janë investuar në veriun e Shqipërisë që ishte copë copë, më copë sesa jugu edhe ai në kohën kur medemek shkonin dhe qeverisnin ata që e donin shumë veriun dhe e përfaqësonin veriun. Edhe vetë Tropoja ishte një gropë e zezë. Sot është destinacion turistik. Këto dëngla me veri e jug mos mi tregoni mua se edhe me gjak jam edhe nga veriu dhe jugu se kam pasur bekimin të kem një gjyshe një gjyshe shkodrane dhe një gjysh me prejardhje nga Berati por lindur e rritur në Durrës. Dhe gjyshërit e tjerë nga bregu, por ardhur nga Mirdita.