AKTUALITET, 1 Maj 2025, 12:20

VIDEO / Berisha ngatërrohet në Librazhd: Tomor Alizoti, kreu i qarkut të Beratit... më falni, i qarkut të Elbasanit!

VIDEO / Berisha ngatërrohet në Librazhd: Tomor Alizoti, kreu i qarkut

Mitingu me elektoratin e PD-së dhe aleancës ADSHM në Librazhd-Prrenjas ditën e sotme ka pasur edhe momentin e vet pikant me kreun e selisë blu, Sali Berisha, që pësoi një tjetër “demencë politike”.

Lodhja e fushatës dhe mosha duket se kanë dhënë efektin e tyre jo në favor të tij. Ndërsa nisi fjalën para mbështetësve në shesh, në kuadër të mitingur përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit, ai ngatërroi pozicionin politik të deputetit Tomor Alizoti, i cili aktualisht është kreu i qarkut të Elbasanit për ADSHM, kurse zgjedhjet e kaluara ishte deputet në Berat.

Berisha në kujtesën e tij e dinte ende Alizotin në qytetin e gurtë si përfaqësues politik, teksa e korrigjoi menjëherë duke kërkuar edhe ndjesë.

“I nderuar Tomor Alizoti, udhëheqës politik i qarkut të Beratit...! Më falni, udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit...!”, tha Berisha.

Alizoti nga ana e tij, ka paralajmëruar socialistët që të mos prekin demokratët duke iu drejtuar “juve do iu hamë të gjallë”.

“Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj , do ju hamë të gjallë”, u shpreh ai.

Alizoti iu drejtua duke thënë që të mos guxojnë të shkojnë natën nëpër shtëpitë e banorëve, ndërsa i kaloi fjalën Sali Berishës duke u shprehur “doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”.