TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, nga Dimali ku zhvilloi një takim elektoral, ka prezantuar një nismë të qeverisë.
Rama u shpreh se për nënat që nuk janë në punë dhe kanë 3 ose më shumë fëmijë, shteti do t’u pagujë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Kreu i qeverisë theksoi se kjo nismë ka për qëllim që këto nëna të mos mbeten pa pension.
Edi Rama: Për nënat pa punë dhe me 3 ose më shumë fëmijë kemi marrë një nismë që qeveria tu paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që pavarësisht se ato nuk janë në punë për faktin që kanë 3 ose më shumë fëmijë të mos mbeten pa pension dhe faktikisht janë 25 mln euro çdo vit që qeveria paguan për nënat e papuna.