AKTUALITET, 1 Maj 2025, 11:32

Detaje të reja/ Atentati me 4 të plagosur në Lundër, grupi hetimor ka në dorë 17 profile ADN-je

Detaje të reja/ Atentati me 4 të plagosur në Lundër, grupi

Grupi hetimor i plagosjes së 4 personave, mes të cilëve 2 personave, më 17 maj në Lundër ka në total 17 profile ADN mikse të gjetura në sendet që dyshohet se i përkisnin autorëve të atentatit në Lundër, mes tyre dy të mitur.

Të njëjtat burime shtojnë se nga 17 ADN e përftuara, 2 prej tyre janë profile të plota, çka rrit shpresat për hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve.

Megjithatë këto profile mbetet për t'u verifikuar nëse u përkasin apo jo autorëve, edhe përmes krahasimit me të gjitha ADN-të që laboratori ka në dispozicion në të shkuarën të personave që janë përfshirë më parë në aktivitete kriminale.

Sendet që janë gjetur pranë vendit ku ndodhi atentati janë pinca, mjete të tjera pune dhe një shall.