TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD Sali Berisha do të jetë jashtë vendit këtë fundjavë dhe kërkon 'leje' nga SPAK që të mos pyetet ditën e premte siç i është komunikuar.
Berisha, teksa nuk mundi të shmangë këtë herë fletëthirrjen e SPAK për të dëshmuar mbi vrasjen e katër protestuesve në bulevard më 21 janar të 2011, i kanë dalë probleme te tjera.
Tre ditë pasi refuzoi të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme me pretendimet se nuk kishte asnjë dijeni për fletëthirrjen, tashmë SPAK ia ka dorëzuar Berishës njoftimin në dorë, kur ai u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani.
Thirrjen e pohoi indirekt edhe para gazetarëve, por refuzoi të tregonte datën në të cilën është thirrur. "Se kur jam ftuar, këtë do e mësoni. Keni durim. Ata njoftojnë më përpara gazetarët se mua", tha Berisha.
Por, sipas burimeve të medias mësohet se SPAK i ka kërkuar Berishës që të paraqitet të premten, por Berisha duket se po bën sërish përpjekje për të mos u përballur me prokurorin Alfred Shehu.
Të njëjtat burime thanë se mbrojtësi i tij ligjorë Genci Gjokutaj, ka kërkuar të shtyhet marrja në pyetje në një datë tjetër, me argumentin se do të ndodhet jashtë territorit.
Në një vidio duket avokati Gjokutaj teksa dorëzon në derën e SPAK kërkesën për shtyrje!