AKTUALITET, 17 Nëntor 2025, 11:28

Në mesnatë nis stuhia/ Moti i keq pritet të prekë vendin, Balluku: KESH ka analizuar situatën për basenet e Komanit dhe Vaut të Dejës

Në mesnatë nis stuhia/ Moti i keq pritet të prekë vendin,

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mbajti një takim koordinues sot, 17 nëntor, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të masave për përballimin e situatës që pritet të krijohet nga moti i keq.

Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile, tha se deri në datën 22 nëntor është parashikuar mot i keq në vend.

“Pjesa veriore kryesisht, ose e baseneve të Komanit dhe Vaut të Dejës do të kenë intensitet reshjesh mesatare dhe të larta, që do të ndikojë në pjesën e poshtme të Shkodrës dhe Lezhës, ku derdhen lumenjtë kryesorë”, deklaroi ai.

Tha se “sot të gjitha bashkitë dhe prefekturat në nivel kombëtar janë mobilizuar totalisht”.

“Data 18 mund të ketë intensitet të shtuar dhe reshjet të jenë të pranishme në të gjithë territorin”, nënvizoi Çako.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se “është bërë një shpërndarje e mjeteve që ndihmojnë bashkitë përmes bordeve të kullimit, qoftë për krijimin e pritave që ujërat të jenë sa më të kontrolluara”.

Balluku: Pritet të nisë sonte në orët e natës, nga ora 1 e mbrëmjes do kemi agravim të situatës që nis nga veriu dhe përhapet në verilindje.

KESH ka analizuar situatën, për këtë arsye ju bej me dije se duke nisur nga 11 nëntori KESH ka nisur të ulë nivelet në basenin e Komanit dhe Vaut të Dejës, për të ulur nivelet për shkak të prurjeve të përrenjve. Parashikohen reshjet me intensitet të lartë, kohëzgjatja për pothuajse 48 orë.

Ndaloj për një moment, në situatën e Fushë Shkodrës, janë marrë masa nga KESH për të dy basenet, për të mbledhur ujin, pa qenë nevoja të hapen portat.

Në mesnatë nis stuhia/ Moti i keq pritet të prekë vendin,