TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klevis Qose, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ka raportuar në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.
Gjatë prezantimit të pr.buxhetin, ai është pyetur nga deputeti i “Mundësia”, Erlad Kapri lidhur me kushtet e të politikanëve të burgosur në Durrës.
Ligjvënësi i opozitës u shpre se sipas informacioneve të tij qelitë ku qëndrojnë “VIP-at e politikës”, siç i quajti ai, kanë pasur ndërhyrje dhe janë kthyer në dhoma hoteli.
Erald Kapri: Kam informacion që në burgun e Durrësit ku janë VIP-at e politikës që vuajnë dënimin ka pasur ndërhyrje nga jashtë për rritje komoditeti në qelitë e tyre, janë futur ustallarë, marangozë, kuzhinierë po të doni, krevate më të mire. Kanë ndërhyrë për ta bërë si dhomë hoteli.
Dhe pyetja tjetër, ju harxhoni shumë para për ushqime më burgje. Mbi 90% i marrin nga familjarët?
Klevis Qose: Më përmendët komoditetin, Drejtoria e Përgjithshme për zyrtarët që nuk kanë kryer vepra të rënda penale ka akomoduar në IEVP Durrës dhe IEPV Fier pjesë më të madhe të zyrtarëve të cilët s’kanë vepra të rënda.
Nuk mund të them që ka komoditete të mobilieve, televizor janë brenda standardeve, krevatet, dyshekët dhe pjesën tjetër të akomoduese e mbulon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nuk kemi tek këto kategori që thoni.