AKTUALITET, 17 Nëntor 2025, 10:53

U thirr në SPAK për “21 Janarin”, Berisha: Dosje e hetuar nga armiqtë e mi më të egër! Kishin frikë nga dëshmitë e mia. PS, me agjendë dhune

U thirr në SPAK për “21 Janarin”, Berisha: Dosje e hetuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili u thirr në SPAK për dosjen e “21 Janarit”, është shprehur se është një çështje e hetuar, sipas ish-kryeministrit, nga armiqtë e tij më të egër.

Berisha theksoi se nuk është thirrur asnjëherë për t’u pyetur lidhur me dosjen, duke shtuar se “kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia”.

“Ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte agjendë dhune”, deklaroi kryedemokrati.

Sali Berisha: Festa e parë e Altin Troplinit, sipas tij, mban datën 3 nëntor, datën që unë isha këtu, isha para jush në zyrat e SKAPIT.

Dhe donte jo njoftimin tim, por që mercenarë, lakenj të qeverisë në media të hapnin studio televizive me vjedhjet e tyre, por se e ftuam, nuk e ftuam, erdhi, nuk erdhi. Këto janë gjëra të turpshme.

Asnjë person nuk ka ardhur të më thotë orë dhe datë.

Kam dy poste elektronike, njëra e imja, tjetra e Parlamentit që nuk e përdor, vetëm njëherë e kam përdorur që ishte e detyrueshme. Por, unë kam një numër që e njeh gjithë bota. Aty s’ka ardhur asgjë. Z. Peleshi nuk ka sjellë asgjë, po të vësh dorën në zjarr për Peleshin, të digjet dora dhe trupi. Për çdo thirrje, unë paraqitem është ligji im, është ligj i pandryshuar i jetës sime.

Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku. Për temën, edhe pse është dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër të mi publikë. Nuk jam thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.

Prokuroria e Shtetit nuk më ka thirrur sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia. Ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte agjendë dhune.

Mbetet në historinë e turpit të Altin Troplinit, i cili për të zhurmuar aferë e tmerrshme të Edi Ramës dhe lubi ballukut, sajoi turpet, skenarin e turpshëm të ftesës sime në SKAP për tu pyetur si njeri që ka dijeni për 21 janarin. Ftesa e parë e Altin Troplinit, sipas tij mban datën 3 nëntor, pikërisht datën që isha në zyrat e SKAP-t, donte jo njoftimin tim, por donte që mercenarë, lakej të qeverisë në media të hapnin studiot televizive jo me lubinë dhe Ramën dhe vjedhjet e tyre në Tunelin e Llogarasë, por se e ftuam, se ftuam, nuk erdhi.

Gazetarët: A morët sot fletëthirrje për 21 janarin?

Berisha: Ju duhet të qëndroni fort ndaj këtyre akteve të turpshme. Njoftim quhet kur një person njoftohet direkt. Nga data 3 deri sot, asnjë person s’më ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë

Unë kam dy posta elektronike njëra është e imja dhe njëra është e kuvendit, që unë nuk e përdor. Unë kam një numër telefoni që e njeh gjithë bota, marr SMS çdo ditë dhe aty nuk ka ardhur asgjë.