TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi, deklaroi se PS ka në Kuvend 83 memec pasi sipas tij qëndrojnë vetëm si kartona.
“83 memec deputetët nuk janë këtu për përfaqësuar interesin publik. Por janë këtu si kartona,. Urdhëron partia jeshil e ngrenë jeshil, urdhërona partia të kuq e ngrenë të kuq. Pra siç vjen urdhër i partisë. Deputetët e opozitës nuk janë këtu për këtë.”, tha Bardhi.
Bardhi u zotua se për sa kohë të jetë kreu i grupit parlamentar i PD nuk do të ketë diskutime në kafe ku sipas tij këtë e propozon maxhoranca.
“Maxhoranca propozon biseda në kafene dhe jo në Kuvend. Sa të jemi unë kreu i grupit parlamentar i PD nuk ka për të pasur asnjë diskutim në kafene por vetëm në institucionet e Kuvendit.”, shtoi ai.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u pyet lidhur me spekulimet se ka një marrëveshje me PS që Sonila Bejtja të bëhet komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ai tha se Bejtja është tërhequr nga gara dhe se përmes një emaili ka sqaruar se ka menduar që procedurat do të zgjasnin dhe do të ishte zëvendësuar si gjyqtare në Kushtetuese.
"Sonila Bejtja ka njoftuar komisionet parlamentare për tërheqjen e saj nga gara menjëherë sa është shpallur për shkak se ka papajtueshmëri për funksionin e anëtarit të Kushtetueses. Në email argumenton se nuk ka menduar që procedura do përmbyllet në një afat kaq të shpejtë.
Dua të sjell në vëmendje që edhe legjislaturën e shkuar Avokati i popullit nuk është zgjedhur me konsensus për një aryse të vetme. Sa të jem unë kryetar i grupit të PD nuk ka për të pasur asnjë bisedim në kafenetë e kuvendit. Çdo diskutim të bëhet në organet e kuvendit.', tha ai.