AKTUALITET, 17 Nëntor 2025, 12:01

Propagandë fasadash johumane me vuajtjen dhe lotët e një gruaje

Propagandë fasadash johumane me vuajtjen dhe lotët e një gruaje
Lida Shosha

Në një vend ku sistematikisht mungojnë ilaçet e kimioterapisë,për gratë që luftojnë me kancerin e gjirit, dhe jo vetëm, gratë së pari kanë nevojë për:
Mbështetje mjekësore jo fasada, gratë duan ilaçet e kemioterapise, terapitë hormonale, operacione të suksesshme kirurgjikale, kanë nevoje te punojnë akseleratoret që të bëjnë radioterapinë apo rrezatimin, të punojë brachiterapia, të ndiqen regullisht me vite në ecurinë e tyre, sipas protokolleve te standartizuara tashmë, këto pikë së pari.
Gratë nuk kanë nevojë për fasada e llafe boshe, gratë duan përkujdesje reale qoftë dhe paliative, për tu lehtësuar dhimbjet, efektet anësore për tu përmirësuar cilësinë e jetesës, dhe kur Jeta, nuk mund tu shpëtohet, jo te vdesin të mjeruara e lebetitura në shtëpi mes familjareve, fëmijëve e të aferme,sepse ky shtet nuk ofron qëndra te shërbimit paliativ(hospis),siç i ka bota e civilizuar ku ne aspirojmë.
Gratë nuk kanë nevojë për fasada, por mbështetje financiare, se humbasin vendin e punës, nuk ushqejnë dot fëmijët , pale të blejnë kimioterapite me çmime absolutisht te papërballueshme.
Gratë nuk kanë nevojë për fasada, por për mbështetje reale psikologjike dhe emocionale për të përtypur , asimiluar , përballuar ankthin, frikën dhe izolimin emocional, të gjithe këtij proçesi kurativ, që u bie në kokë si ortek, dhe ca vetvriten e izolohen në heshtje, duke refuzuar te trajtohen. Dhe ky suport psikoemocional, duhet ta shoqërojë secilën gruan në gjithe kalvarin e trajtimit që mund te zgjase me vite, sa ndihmë reale marin nga strukturat shteterore, në këtë drejtim?
Gratë nuk kanë nevojë për lëmoshë, por përkujdesje reale te shtetit, dhe akses në programe ndihme ose donacione për të siguruar ilaçe, trajtime apo dhe ndihmë jashtë vendit për situata komplekse që nuk zgjidhen brenda vendit.
Gratë kanë nevojë për krijimin e një platforme të dixhitalizuar e te mirëstrukturuar te skreeningut sistematik, ku te vjen letra në derë , te bësh kontrollin e gjoksit , ke apo nuk ke simptoma.
Në mungesë të kësaj qasje gjithëpërfshirëse për kurim e trajtim real të shpëtimit te jetës së gruas, ti heqesh gruas së mozaikut në fasadën e Muzeut Historik, flokët, eshte një tjeter dhunim që i bëhet imazhit të gruas së drobitur nga sëmundja e përpjekjet e mbijeteses, dhe të mos e kesh idenë çfarë është kanceri, dhe ku realisht jemi ne si shtet, me trajtimin kompleks të tij.
Nder vite nuk kemi reshtur përpjekjet mbi rritje e ndërgjegjësimit, edukimit mbi vetëkontrollin, mbi simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm,
dhe nënshtrimit sistematik të kontrollit mjekësor qoftë me informacione në median e shkruar dhe televizive, por dhe me organizimin e konferencave , seminareve, trajnimeve të edukimit shkencor te stafeve mjekësore, evente të dedikuara mbi kancerin e gjirit.
Sigurisht në këtë përballje te egër me kancerin, gratë kanë patur solidaritetin dhe mbështetje nga komuniteti, familja dhe disa shoqata, por kanceri është përballje titanike, dhe lufta për mposhtjen e tij, nuk është vetëm luftë paralajmëruese, por mbështetje reale,praktike me ofrimin e kujdesit shëndetesor përgjatë gjithë zinxhirit kurativ.
Të tjerat, janë propagandë fasadash johumane me vuajtjen,mjerimin dhe lotët e një gruaje, që në një fasadë muzeu kombëtar, ka hap krahët e lumtur dhe i thote sëmundjes "ja ku jam, sot me fatin tim.ndër duar, historinë për ta rishkruar"....

*Autorja është kirurge e përgjithshme. Shkrimi si reagim ndaj montimit të një instalacioni mbi mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar nga fotografja Blerta Kambo është marrë nga profili i saj në Facebook