AKTUALITET, 17 Nëntor 2025, 13:01

'Dua laptop'/ Avokatët e Veliajt, debat me prokurorin e SPAK: Kryebashkiaku do të njihet me dosjen. Shtyhet seanca për në dhjetor

'Dua laptop'/ Avokatët e Veliajt, debat me prokurorin e SPAK:

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kërkojnë kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet.

Mbrojtja kërkoi që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe t’ia çojnë në burg.

Prokurori i SPAK replikoi: “Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.

Përmes avokatëve, Veliaj ka kërkuar edhe laptop në burg për të lexuar aktet.

Ndërkohë u vendos shtyrja e seancës paraprake për Veliajn dhe të pandehurit e tjerë për në datën 2 dhjetor, ora 9:00.

Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliaj për t’u njohur me aktet.