AKTUALITET, 17 Nëntor 2025, 12:40

Kuvendi/ “Të burgosurit politikë ankohen për kushtet”, drejtori i Burgjeve i përgjigjet Nokës: Jap dorëheqjen nëse Ervini thotë se është ftohur

Kuvendi/ “Të burgosurit politikë ankohen për

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose teksa ka folur për buxhetin në Komisionin Për Çështjet e Brendshme, është pyetur nga deputetet e opozitës për kushtet në të cilat ndodhen të burgosurit, që ata i quajnë politik.

Sipas deputetit të PD, Flamur Noka ka raportime se në burgun e Fierit, por edhe në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit ky pretendim nuk qëndron.

Madja ai tha se ”nëse Ervini e thotë publikisht se ka mbërdhifur në burg unë jap dorëheqjen”.

Flamur Noka: Informacionet tona janë që burgjet janë pa sistem ngrohje ftohje. A ka planifikuar qeveria t’ju japë buxhet për të vënë në punë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes. Të burgosurit politik që janë në burgjet shqiptare ankohen se nuk ka ujë të ngrohte dhe nuk funksionojnë sistemet

Klevis Qose: Duke qenë se sistemi i burgjeve trashëgon godina të vjetra, ka që ka problematika për ngrohjen dhe ftohjen, por sa i përket kategorisë që ju i referoheni nuk kemi këto lloj problematikash.

Duke qenë se edhe zyrtarë që kanë qenë në këto ambiente nuk besoj se kanë pasur këto problematika. Nëse Ervini thotë publikisht se ka mbërdhifur te burgu unë jap dorëheqjen. Në Fier nuk qëndron.