TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka arrestuar 2 vajza që u përfshinë në pengmarrjen e një 27-vjeçari në Tiranë.
Në pranga ranë 21-vjeçarja M.Marku dhe 25-vjeçarja S.Çeloaliaj. Dy të rejat akuzohen se bashkëpunuan me katër persona të tjerë, L.Kimza, A.Nimani, A.Kimza (të arrestuar) dhe K.Limani, për të marrë peng 27-vjeçarin, të cilit i hoqën lirinë për disa orë dhe e dhunuan fizikisht brenda një apartamenti.
“Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti”, njoftoi policia.
Ndërkohë blutë po punonjnë për kapjen e shtetasit K.Limani, të shpallur në kërkim policor.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Kufizimi”.
Vihen në pranga 2 shtetase të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.
Punohet për kapjen e shtetasit K. N.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.
Dinamika
S.Cenoaliaj raportohet se kishte pasur një lidhje dashurie me 27-vjeçarin dhe njëkohësisht edhe me një prej të arrestuarve, L.Kimza.
Ky i fundit ishte edhe ideatori i pengmarrjes së të riut. Pasi ka zbuluar se e dashura e tij komunikonte me SMS me 27-vjeçarin kanë rënë dakort që t’i bënin atij presion dhe t’i kërkonin para.
Pikërisht në këtë moment ka hyrë në lojë edhe vajza tjetër, M.Marku. Kjo e fundit ka biseduar me 27-vjeçarin dhe kishte lënë vendtakim për të pirë kafe.
Të rinjtë e kishin mirëmenduar planin, pasi kishin marrë një apartament në Airbnb ku M.Marku kishte shkuar më pas me 27-vjeçarin. Pikërisht në këtë moment nga tualeti i apartamentit kanë dalë djemtë e tjerë dhe pasi e dhunuan të riun i kërkuan shumën prej 5 mijë eurosh.
27-vjeçari është mbajtur peng aty për disa orë. Më pas është larguar duke marrë shumën e parave në shtëpi dhe ua ka dhënë pengmarrëve.
Por ata i kanë kërkuar sërish një shumë prej 5 mijë eurosh duke e shantazhuar dhe kërcënuar.
I ri për shkak të dëmtimeve që kishte marrë ishte paraqitur në spital për t’u mjekuar, ku mjekët njftuan më pas poicinë.
Agjentët bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes pas deklarimeve të tij, ndërsa dhënia e parave prej 5 mijë eurosh për herë të dytë u bë me anë të stimulimit për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës.