TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi akuzohet se ka mashtruar 6 qytetarë, duke u marrë shuma lekësh dhe ka vjedhur një shumë lekësh në një restorant.
I arrestuari është Johan Mysllinj, 28-vjeçari u arrestua në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4, Korçë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datën 21.10.2025, disa shtetas kishin bërë kallëzim, sipas të cilëve 28-vjeçari, me të cilët kishte njohje familjare e shoqërore, i kishte mashtruar me pretendime të ndryshme, duke u marrë shuma të ndryshme parash.
Gjithashtu, më datën 08.11.2025, ky shtetas, në lagjen nr. 7, Korçë, ka hyrë në ambientet e një restoranti dhe ka vjedhur nga kasa një shumë lekësh prej 70.000 lekësh, e më pas është larguar.
Sipas informacioneve, mësohet se 28-vjeçari ka mashtruar njerëz duke u marrë shuma të ndryshme lekësh. Këta persona kanë denoncuar pranë komisariatit të policisë së Korçës duke treguar se 28 vjeçari u ka marrë shuma lekësh pas njohjes që kishte me ta, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore.
Gjatë hetimeve u vërtetuan të gjitha kallëzimet e tyre dhe u bë i mundur ndalimi i 28 vjeçarit.
Mësohet se shuma e përfituar është e madhe ndërsa dyshohet se ka mashtruar një numër të madh shtetasish, ku një pjesë e tyre kanë bërë kallëzim penal, ndërkohë që po punohet dhe për evidentimin e rasteve të tjera për ti vënë në dispozicion të hetimit në ngarkim të këtij shtetasi.
Njoftimi i Policisë
Korçë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Mashtrimi”
Mashtroi 6 shtetas, duke u marrë shuma lekësh dhe vodhi një shumë lekësh në një restorant, kapet në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4, Korçë, dhe vihet në pranga 48-vjeçari Johan Mysllinj, i cili ishte i shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në lagjen nr. 4, Korçë, organizuan punën për kapjen e tij.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mashtrimi”, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit J. M., 28 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datën 21.10.2025, disa shtetas kishin bërë kallëzim, sipas të cilëve 28-vjeçari, me të cilët kishte njohje familjare e shoqërore, i kishte mashtruar me pretendime të ndryshme, duke u marrë shuma të ndryshme parash.
Gjithashtu, më datën 08.11.2025, ky shtetas, në lagjen nr. 7, Korçë, ka hyrë në ambientet e një restoranti dhe ka vjedhur nga kasa një shumë lekësh prej 70.000 lekësh, e më pas është larguar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.