AKTUALITET, 23 Shkurt 2026, 12:33

Vendimi/ Protesta e PD me molotovë dhe fishekzjarrë, gjykata liron të gjithë të shoqëruarit, mes tyre edhe tre të mitur

Vendimi/  Protesta e PD me molotovë dhe fishekzjarrë, gjykata liron

Gjykata ka liruar të gjithë personat e shoqëruar gjatë  protestës së Partisë Demokratike të organizuar më 20 shkurt, ku mes tyre ishin edhe tre tëmitur. 

Në total nga 18 protestues, u vlerësua si i paligjshëm arresti për 9 prej tyre, ndërsa për 9 të tjerë u vlerësua i ligjshëm.

Ndërkohë nuk u caktua mase sigurimi për 1 protestues, ndërsa për 17  të tjerë u caktua mase sigurimi detyrim paraqitje.

Veprimet e policisë pas protestës kanë qenë nën monitorimin e Avokatit të Popullit ku nëpërmjet një njoftimi për mediat, ky institucion bën me dije se ka qenë i pranishëm në komisariatet e Tiranës ku ka marrë dëshmitë e të ndaluarve.