AKTUALITET, 23 Shkurt 2026, 09:57

Leja për arrest/ Prokurorët e SPAK mbërrijnë në kryesinë e Kuvendit, përveç avokatit Kalija, Balluku do të përfaqësohet edhe nga e motra

Leja për arrest/ Prokurorët e SPAK mbërrijnë në

Këshilli i Mandateve do të diskutojnë sot kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke i hapur rrugë arrestimit të saj.

Ndërkohë në Kuvend kanë mbërritur prokurorët e SPAK, mes të cilëve është edhe kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Gjithashtu në Kuvend ka mbërritur dhe motra e Belinda Balluku, Palema Qirko në cilësinë e avokates. Pra Balluku në Këshillin e Mandateve, do të përfaqësohet dhe nga Pamela Qirko përveç avokatit Ardian Kalija.

Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Leja për arrest/ Prokurorët e SPAK mbërrijnë në