AKTUALITET, 23 Shkurt 2026, 09:38

Ish ministri i Drejtësisë, ironi me protestat e PD: U bë si punë falli, se me 2 se me 22 do të marrësh një haber…!

Ish ministri i Drejtësisë, ironi me protestat e PD: U bë si

Ish ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, ka ironizuar caktimin e datave të protestave nga ana e Partisë Demokratike.

Manjani shprehet se kjo punë u bë si muhabet falli, ndërkohë që shton me ironi se me 2 se me 22 do marrësh një haber.

“Tani datat e protestave të ardhshme të PD dihen. Janë datat përkujtimore të tyre..

Me 2 mars, për të përkujtuar "popullin e 2 marsit". Me atë rast përkujtohet edhe Ilir Meta se u harrua në burg.

Pastaj me 22 mars për të përkujtuar fitoren e vetme të PD... Siç u përkujtua 20 shkurti, ditën kur ra busti, por që e nisi Edi Rama me Blend Gonxhen si lëvizje...

Në maj e këtej nuk ka data përkujtimore më për opozitën. Janë të gjitha për Ramën dhe PS...

Si muhabet falli u bë kjo punë

Se me 2 se me 22 do marrësh një haber...

****

Ndërkohë sa për ta ditur, sot drejtësia penale e shtetit arreston, gjykon e dënon njerëz për armëmbajtje pa leje, pa e parë kurrë me sy armën për të cilën dënohesh.

Doktori mendon se ka konsumuar veprën më të rëndë ndaj rendit kushtetues, kryengritjen e armatosur. Mund të mos e ketë kryer, por në mend e paska... Ose ndoshta ai me të veten e ka kryer, por nul ka patur takat ta realizojë. Se me thënë të drejtën, nuk ngre njeri krye me dhunë as ndaj Atij e as për Atë.

Por mund ta këpusë ai neni për organizim kryengritje të armatosur, pavarsisht se nuk ka kryengritës... Drejtësia penale që refuzojnë ta shohin, korrigjojnë e ndryshojnë aty është, në pritje... Njësoj si armëmbajtja pa leje, pa armë... Aty e kanë...

Kujdes se e mbush shejtani...” – përfundon Manjani.