TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa pas pak minutash pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për të diskutuar mbi kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut, kjo e fundit ka refuzuar që të jetë pjesë e mbledhjes.
Lajmi konfirmohet nga gazetari Ergys Gjençaj. Në një lidhje live, gazetari tha se tashmë në sallën ku do të mbahet Këshilli i Mandateve, në Kryesinë e Kuvendit, kanë mbërritur prokurorët e SPAK, kreu Klodian Braho dhe Dorina Bejko Dritan Prençi.
Ndërkohë, të pranishëm në sallë do të jenë dhe 10 anëtarë të Këshillit, 5 deputetë socialistë dhe 5 nga opozita. Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, pranë Kryesisë së Kuvendit mbërriti kërkesa për heqjen e mandatit të Ballukut.
Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.