TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Burrelit, ne Mat, pasi goditën me sende të forta një 34-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali, teksa ata u konfliktuan fizikisht.
Për shkak të goditjeve me sende të forta, 34-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç; E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po punohet për kapjen e tyre", thuhet në njoftimin e policisë.