TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen diskutimet në Këshillin e Mandateve, i cili është mbledhur këtë të hënë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalija i ka kërkuar prokurorisë të provojë pretendimet se Balluku rrezikon që të prishë provat hetimore përderisa kërkon zëvendësim të masës së sigurisë.
Kalija thotë se Balluku ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur më në detyrë dhe se ka dorëzuar dokumentet personale.
“Prokuroria ka detyrimin që të provojë kushtet që Belinda Balluku po tenton të largohet nga vendi në një kohë kur kërkon zëvendësimin.
Ajo ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur në detyrë. Zonja ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës”, tha avokati i Ballukut, Ardian Kalija.
Balluku përfaqësohet nga dy avokatet e saj, Pamela Qirko, e motra e saj, dhe Ardian Kalia. Nga ana e SPAK, pjesëmarrës ishin kreu i strukturës së posaçme, Klodian Braho, dhe prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Anëtarët e Këshillit mblidhen për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO-së që shkarkoi Ballukun nga funksionet publike. Më 6 shkurt, trupa prej 8 anëtarësh e Kushtetueses votoi 4 me 4, duke lënë në fuqi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Balluku.