TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Saimir Vishaj tregoi për “Dita Jonë” se si e kaloi situatën e vështirë shëndetësore ku e pa veten disa kohë më parë.
“Unë kisha besim te Zoti që kur rashë në gjendje kome. Besimi në Zot nuk u ndërpre asnjëherë dhe arrita me ndihmën e Zotit të rikthehem në punë, të më rikthehen të gjitha fuqitë dhe sot jam i lumtur”, tha avokati.
“Shpresa nuk duhet humbur te Zoti. Zoti është i plotfuqishëm. Është ai që mendon, është ai që të jep forcë, është ai që të jep shpresë.
Prandaj dhe ky muaj, që është muaji i madhërishëm, besoj që shumë njerëz duhet të besojnë dhe do ia dalin në të mirat dhe të këqijat që ata kanë”, shtoi avokati.
Më tej, avokati Visha i bëri thirrje qeverisë “që ta shfrytëzojë këtë muaj për ta nxjerrë amnistinë, do të jetë një gëzim i madh për popullin shqiptar, për familjet e të vuajturve dhe për vetë ata që janë duke vuajtur dënimin”.