AKTUALITET, 23 Shkurt 2026, 11:38

“Partizani”, nis seanca gjyqësore në GJKKO, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

“Partizani”, nis seanca gjyqësore në GJKKO, Malltezi shfaq

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca e radhës për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Jamarbër Malltezi ka shfaqur në monitorin e gjykatës një video të Taulant Ballës në parlament ku premton se do e çojnë Sali Berishën në burg dhe një tjetër të Edi Ramës në asamblenë e Partisë Socialiste në 7 maj 2022.

“Taulant Balla është kallëzues i rremë. Edi Rama në asamblenë e PS kërkoi që SPAK-u të merrej me Sali Berishën”, tha Malltezi.

Sipas Malltezit, pas deklarimit të Ramës në Asamblenë e PS, ku kritikon SPAK, Struktura e Posaçme ka dërguar 16 shkresa. “Kjo tregon që SPAK ka vepruar me telekomandë”, tha Malltezi.

Malltezi po bën parashtrimet e tij prej 2 seancash gjyqësore në procesin në themel që po zhvillohet me procedurë të zakonshme