AKTUALITET, 4 Shkurt 2022, 14:43

Vëllezërit tentuan të vrisnin një person pasi iu kishte dhunuar motrën, arrestohet një prej të rinjve në Vlorë

Vëllezërit tentuan të vrisnin një person pasi iu kishte

Një 17-vjeçar, banues në lagjen “Partizani” në Vlorë, është arrestuar nga policia pasi akuzohet për një vrasje të mbetur në tentativë.

Në pranga është vendosur i riu me iniciale E.K. pasi në bashkëpunim me të vëllanë, shtetasin Kristian Koço, tentuan të vrisnin shtetasin Xhuliano Muço.

Sipas policisë, ky i fundit ka rrahur motrën dhe babain e dy vëllezërve.

“Nga kontrollet e përbashkëta policore u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Partizani”,  Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ”Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2020, në Vlorë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri, shtetasi Xh. M., ka rezultuar se i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe shtetasi E. K.

Për këtë ngjarje, më datë 31.12.2020, është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., i cili në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin E. K., kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Xh. M., i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe babait të dy vëllezërve.