AKTUALITET, 4 Shkurt 2022, 13:14

“Dita ime është 2 marsi, jo 6 marsi!”- Ilir Meta: Gjithçka që është përmbysur, do të rivendoset në themelet e shtetit demokratik. Ja mesazhi i Presidentit

“Dita ime është 2 marsi, jo 6 marsi!”- Ilir Meta:

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga intervista e tij në “News 24”, duke theksuar se dita e tij nuk është 6 marsi, por 2 marsi.

Gjithçka do të rivendoset në themelet e shtetit demokratik, që është përmbysur”, thekson kreu i shtetit në postimin e tij.

Dita e mbrojtjes së Kushtetutës. Dita kur sovrani e kupton që Kushtetuta është gjëja më e rëndësishme.

Gjithçka do të rivendoset në themelet e shtetit demokratik, që është përmbysur.

Për fat të keq, Shqipëria e ka një shtet pa themele.

Themelet janë vota e lirë, pluralizmi politik, opozitarimi i vërtetë dhe përfshirja e të gjithë qytetarëve në këtë proces jetik të rindërtimit të demokracisë.