AKTUALITET, 4 Shkurt 2022, 08:50

Meta: E di se pas 20 vitesh do të marr një mandat të dytë si President

Meta: E di se pas 20 vitesh do të marr një mandat të dytë si

Presidenti Ilir Meta është shprehur i bindur se pas 20 vitesh do te jetë sërish në krye të shtetit si President.

Kështu u shpreh Meta mbrëmjen e kaluar në emisionin “Frontline” në News 24. Kreu aktual i shtetit theksoi se askush nuk mund ta shkarkonte atë para 25 prillit.

Ndër të tjera, ai shtoi se tani ka një rrugë të re pavarësisht se kishte në plan diçka tjetër.

INTERVISTA:

Pyetje: Pse kërkuat largimin e trupës gjykuese?

Meta: S’dua që të hyjë në çështje me persona të caktuar. Ka mundësi që të bëhemi serioz.

Integriteti i secilit varet nga ligjet, kushtetuta dhe s’dua të hyjë në këtë çështje. Nuk gjen dot një gjykatë që çështja merret dhe zgjidhet nga gjyqtari pa short.

Në Gjykatën Kushtetuese tonë të re çështja merret vetë apo jepet nga dikush nuk e di, por kjo është në kundërshtim me ligjin.

Çdo gjykatë në Republikës së Shqipërisë e cakton çështjen me short nuk di se në Gjykatën më të lartë të ndodhë diçka e tillë.

Ky parlament duhet të shprehte vullnetin politik që opozita e kërparatave është zëvendësuar me shumë deputetë të tjerë kërpëratash. Ky nuk është problemi im por ata duhet të ishin shprehur. Nuk më vjen keq sepse e di që pas 20 vitesh do ta bëj mandatin e dytë si president.

Unë tani kam një rrugë të re kisha plan tjetër, ndoshta të merrja një mandat të dytë, të bënim edhe disa ndryshime për të mbrojtur të drejtat.

Pyetje: Thellë- thellë do të dëshironi që mazhoranca t’ju shkarkonte përpara zgjedhje të 25 prillit?

Meta: Nuk kishte shanse dhe mundësi, jo Parlamentit apo mazhoraca që të më shkarkonte mua përpara 25 prillit,.. Detyra ime ishte që ta çoja popullin shqiptar të tradhtuar nga klasa e vet politike.