AKTUALITET, 4 Shkurt 2022, 14:31

Nuk shkarkohet presidenti për ca pyetje – metaforike

Nuk shkarkohet presidenti për ca pyetje – metaforike

Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me procesin që po zhvillohet në gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

“Po ç’i keni mo këto budallalliqe! Në ka shkelur Kushtetutën shkarkojeni, por jo për metafora!

Cfarë do të thuash: Merrni sfurqet dhe kosoret?

Ikni mo pyesni zyshëm e letërsisë të fillores!

Pse kur i thotë mami çunit:

Ta prefsha kokën! Pse ashtu në kuptim të parë merret, sikur vërtet do t’i presi kokën???

Ose kur i thotë dashnori dashnores: Ta hangsha syrin! Dashnores i bëhet qejfi mo! Nuk shkon në polici të denoncojë robin e Zotit me akuzën se ka dashur t’i hajë vërtet syrin!

Po t’i lemë këto budalliqe sepse në filozinë e shprehjes një student po arsyetoi kështu unë e nxjerr jashtë nga penxherja!“-shkruan profesor Fuga.