AKTUALITET, 4 Shkurt 2022, 14:08

Gjykata e Elbasanit lë në burg 13 zyrtarët e burgjeve, dyshohet se merrnin ryshfet për futjen e sendeve të paligjshme

Gjykata e Elbasanit lë në burg 13 zyrtarët e burgjeve, dyshohet

Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masat e sigurisë “Arrest me burg” për 13 nga të arrestuarit, nga operacioni policor “Trinomi”, i ekzekutuar tre ditë më parë.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre lidhen me futjen e lëndëve narkotike brenda ambienteve të burgut.

Ndërsa në këtë veprimtari të paligjshme dyshohet të jenë përfshirë edhe biznesmenë lokalë.

Mësohet se masa është dhënë sot vetëm për 13 zyrtarët e burgjeve, të cilët bashkëpunonin me të dënuarit duke marrë ryshfet në këmbim të lejimit të futjes së sendeve të paligjshme, drogë, alkool, bixhoz, etj. 

Nga operacioni u arrestuan 28 persona, 13, zyrtarë në qeli, 2 arrest shtëpi dhe 13 janë të dënuarit që u është komunikuar vepra e re penale me të cilën do të përballen përpos dënimit që po vuajnë.