TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sinoptikania Lajda Porja raportoi për News 24 se kjo fundjavë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët.
Sipas Porjes, temperaturat maksimale gjatë fundjavës do të rriten deri te 7-8 gradë, ndërsa nuk priten reshje shiu e dëbore.
Sa i përket javës që vjen, sinoptikania theksoi se pritet një javë krejtësisht dinamike, me rritje temperaturash, me mëngjese të ftohta, por edhe me diell.
“Kjo fundjavë karakterizohet nga moti i kthjellët.
Temperaturat maksimale do të rriten deri te 7-8 gradë celsius.
Nuk priten reshje në territori gjatë fundjavës. Java do të jetë krejtësisht dinamike, dita e hënë mund të sjellë rritje të ndjeshme temperaturash, por do të rriten reshjet në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë shirat do të jenë të pakta.
Duke filluar nga e marta do të kemi mëngjese të ftohta dhe ditë me diell. E mërkura do të sjellë sërish rritje të lehtë të temperaturave”, u shpreh sinoptikania.