TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për rastin e tre vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrje për mbushjen e dhëmbëve.
Neritan Sejamini tha se përveç mjekëve, që mund të jenë përgjegjës për neglizhencë edhe prindërit duhet të jenë të kujdesshëm se ku i çojnë fëmijët e tyre dhe të lexojnë çfarë firmosin dhe për cilat procedura bien dakord.
"Problemet e mjekësisë private, në këtë rast të stomatologjisë private, janë probleme më të ndërlikuara, ku privati ka një rol të caktuar dhe shteti ka nëj rol të caktuar. Nëse nuk zbatojnë rolet e tyre, të koordinohen, mund të kemi ndodhi me pasoja të tilla tragjike. Duhet të kemi të qartë një gjë, mjeku nuk ka dashur të vrasë fëmijën, nuk besoj se ka mjek që kryen ndërhyrje për ta vrarë fëmijën. Aty mund të kemi neglizhencë të mjekut, ngutje të prindërve. Të shkoj unë te dentisti me fëmijën dhe të më thotë dentist do ti bësh narkozë, unë habitem, sepse është e pazakontë. Pra, t’ja vësh gjithçka mjekut është e padrejtë. Padiskutim mund të ketë nëglizhencë dhe veprime të mjekut kanë çuar në pasoja, të gjitha mund të jenë të vërteta, por situata asnjëherë nuk ka një zgjidhje të vetme, kombinohen rrethana të caktuara që çojnë në një tragjedi. Ndoshta edhe prindërit janë treguar pak neglizhentë, sepse të më thuash mua për fëmijën, do t’i bëj narkozë, unë them stop, do të shkoj të pyes në të gjithë Shqipërinë, duhet të ma mbushësh mendjen që të pranoj narkozë.
Pra, mund të ketë nëglizhencë të mjekut, një farë naiviteti të prindërve, dorëzim të prindërve para autoritetit të mjekëve, por mund të ketë edhe një zhvillim të paparashikueshëm, narkozat japin probleme që mjeku nuk i parashikon dot.
Nuk dua të jap mendim për rastin, është një rast fatkeq, më dhimbset, jam i shokuar, por nuk mund të jap asnjë lloj gjykimi, as mjekësor dhe as ligjor, sepse jam injorant në këtë gjë, mendimet e mia nuk janë të kualifikuara.
Shqetësimi im është ky, në këtë rast kemi të bëjmë me rastin e një klinike të vetme dhe ne jemi të mbrojtur? Apo ky është një problem në shumë klinika të tjera? Kemi problemin e një mjeku dhe të tjerët janë në rregull? Sektori privat i shëndetësisë është sektor biznesi që ka qëllim fitimin. Nga ana tjetër, shteti ka përgjegjësi për shëndetin publik dhe ka rregulla, ka aftësi kontrolluese, ka përgjegjësi për të garantuar cilësinë.
Unë kur shkoj te privati, nuk gjykojnë dot mjekun prindërit e fëmijës, por ćfarë gjykoj? Thonë përderisa shkoj te një klinikë e licensuar nga shteti, ai beson shtetin. Përderisa ky mjek 70 e ca vjeç është i licensuar nga shteti, ai beson shtetin.
Në Shqipëri harxhohen afërsisht 900 milionë euro për shërbime shëndetësore. 8% e të gjithë GDP, nga të cilat 50-60% dalin nga xhepat e shqiptarëve. Pra rreth 550 milionë. Kemi një sektor shumë fitimprurës, marramendës, për kaq shumë para çfarë nuk bëhet, prandaj roli i shtetit dhe privatit është i rëndësishëm.
Por, dua të them një gjë, ne shqiptarët kemi maninë që fajin t’ja vëmë tjetrit. Përgjegjësia për fëmijët është në rradhë të parë e prindërve. E di pse krijohen protokollet në botë? Jo për të shëruar, por për të mbrojtur spitalet nga gjyqet. Po ju them shqiptarëve, nëse shkoni te dentisti dhe ju thotë do të bëni anestezi, ndaloni, thoni stop!", tha Sejamini.