TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të seancës plenare, ka deklaruar se Lindita Nikolla futi ne rend dite pas miratimit të Rezolutës për sulmin e Kosovës, kërkesën e opozitës për ngritjen e komisione Hetimore. Berisha tha se kjo u bë në mënyrë tinëzare.
“Pak çaste më parë shqiptarët panë një akt rrugaçërie, të papërsëritshme. Ajo që kryen detyrën e kryetarit, faktikisht, një njeri i keqpërdorur nga Rama, duke shkelur me të dyja këmbët rregulloren, futi në rend dite pasi u votua rezoluta, atë që s’mund të ndodhte kurrë.
Sepse në çdo parlament reni miratohet në mëngjes. Në mënyrë tinëzare, futi kërkesat e opozitës për kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore”, tha ai.